Sali Berisha mbërrin në Kuvend Berisha mbështet protestën: Pallatet do i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

E Enjte, 27 Janar 2022 11:49

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’.

“Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, nga çdo normë njerëzore.

Duke thënë këto fjalë, unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bjnë këtë qytet më të bukur, më të jetueshëm. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Në qoftë se ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, dhe mund të bësh këtë, nuk përjashtohet, ka një detyrim moral, fillimisht ulesh me ta, duhet t’ua shpjegosh projektin, të përcaktosh kushtet dhe të dëgjosh kushtet që parashtrojnë ata. Qoftë zhvilluesi shtetëror apo privat, je i detyruar të veprosh këtu.

 

 

Përveç kësaj, gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në vitin 2012, ligji parashikonte legalizim, pastaj urbanizim. Të gjitha këto shtëpi janë trajtuar para ligjit 2014, dhe trajtohen me këtë ligj. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jo njerëzia, jo liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, por urrejtja ndaj tyre që ke vjedhur dhe mbi vjedhjet ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë, janë karakteristika të pushtetit kleptokratik,” tha Berisha.

Ai akuzoi se pas projektit fshihen njerëzit e afërt të Lulzim Bashës.

“Të gjitha këto janë efekte prapavepruese të ligjeve kushtetuese dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në shembjet e atyre shtëpive, ortak në pallate janë vetë përfaqësuesit e Lul Bravës”.

“Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata, të cilët iu shemben shtëpitë për të ndërtuar kulla 30-katëshe, aty kreu i Meduzës i këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe pavarësisht nga plani për kulla 7-kulla”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...