Pagoi 500 mijë euro Zoton, Bashkia e Kavajës futet në krizë financiare

E Enjte, 27 Janar 2022 13:46

 

Bashkia e Kavajës është përfshirë në një krizë financiare si pasojë e faturave që janë paguar për depozitimin e mbetjeve në landfill. 500 mijë euro janë paguar nga bashkia për kompaninë koncesionare të Klodian Zotos, ndërkohë që qeveria ende nuk ka dhënë subvensione për kostot.

Bashkia e Kavajës pagoi të Mërkurën e kësaj jave faturën e radhës mbi 80 milionë lekë të vjetra për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat të Sharrës, ndërkohë që qyteti ka mundësi financiare tejet të limituara për të përfituar këtë shërbim. Prej Gushtit të vitit të kaluar, administrata në Kavajë ka paguar mbi 500 mijë euro për kompaninë koncensionare ‘Integrated Energy BV’, pas një Marrëveshje të pabarabartë me shoqërinë që është drejtuar fillimisht nga biznesmeni Klodian Zoto.

 

 

Zyrtarët e Bashkisë së Kavajës kanë deklaruar publikisht se institucioni nuk është në gjendje që të paguajë të gjithë shumën për depozitimin e mbeturinave urbane në Tiranë.Ata po presin për një ndihmë financiare nga qeveria ‘Rama’, e cila deri më tani nuk ka mbërritur.

 

Me shumë gjasë, Bashkia e Kavajës do të duhet të transferojë fonde të parashikuara për shërbime të tjera publike, për t’i përdorur për të paguar faturat e koncensionarit të Sharrës, tashmë që është miratuar edhe Buxheti për vitin 2022. Bashkia e Kavajës ishte pjesë e njësive vendore që u përfshinë në seri në emergjencën e mbeturinave, në verën e vitit 2021, së bashku me Durrësin e Shijakun.

Qeveria ‘Rama’ mbylli landfillin e Porto Romanos në periferinë e Durrësit, duke nxitur emergjencë mjedisore në zonat e të gjithë Qarkut.

Një projekt i hartuar nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve e detyronte administratën lokale që të nënshkruante marrëveshje me koncensionarin e landfillit të Sharrës në Tiranë, në këmbim të mbështetjes financiare qeveritare. Në 15 Korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin për subvencionimin e pjesshëm të fondeve për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut Durrës.

Sipas këtij Vendimi, Bashkitë e qarkut Durrës, përfshirë Kavajën, duhet të hartonin strategji dhe më pas t’i drejtoheshin qeverisë për mbështetje financiare. Deri më tani, qeveria ka miratuar subvencion financiar vetëm për Bashkinë e Durrësit. Ndërkohë, për Bashkinë e Kavajës nuk ka ende një vendim të tillë, pavarësisht se zyrtarët lokalë deklarojnë se kanë bërë kërkesat e tyre.

Ndërkohë, Bashkia e Kavajës, referuar edhe orientimit nga qeveria, u detyrua të nënshkruajë një kontratë me shoqërinë private ‘Integrated Energy BV’, për depozitiumin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës. Sipas akt-marrëveshjes, e cila është bërë publike pjesërisht, Bashkia e Kavajës duhet të depozitojë në Sharrë 40 deri në 60 ton mbeturina në periudhën Tetor-Maj të çdo viti dhe 100 deri në 120 ton mbeturina gjatë muajve të verës, nga qershori në shtator.

Për këtë shërbim, Bashkia e Kavajës detyrohet të paguajë 29 euro për ton mbeturina, i njëjti çmim që paguan edhe Bashkia e Tiranës, e cila ka resurse të shumta financiare dhe mbështetje optimale nga qeveria

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...