Pesë lajthitjet e Veliajt në betejën për të marrë FSHF

E Enjte, 27 Janar 2022 19:07

 

Si e përgënjeshtroi kryebashkiaku veten duke u përpjekur të mbrohet, për “ishullin e fundit”, atentatin, SPAK dhe prokurorinë, fjalorin e ulët, non-grata-n

♦Pasi plasi skandali i audiopërgjimit të Veliajt me komunitetin e futbollit të kryeqytetit, ai u mbrojt me një deklaratë duke thënë se këtë nismë nuk e kishte marrë si përfaqësues i pushtetit të socialistëve por si kryebashkiak që ishte aksioner i klubit të futbollit Tirana. Por ky mashtrim e pati jetën po aq të gjatë sa edhe inteligjenca e atij që e prodhoi. Sepse në audio përgjim dëgjohet Veliaj që thotë se këtë që po bëjmë në Tiranë do ta vazhdojmë edhe me bashkitë e tjera. “Kështu që i thashë thuaj shefit tënd, o të iki vetë pas Tiranës, ose ne nuk do ndalemi. Ne pas fitores në Tiranë do shkojmë qytet më qytet dhe do themi ‘’ne zara dhe dele nuk jemi’’, këto janë lekët e futbollit, nuk janë lekët e x-t” thotë ai. Pra kjo nuk paskësh qenë një betejë për të mbrojtur interesat e KF Tirana, por për të rëmbyer edhe ishullin e fundit jashtë kontrollit të pushtetit absolut.

♦Kur u dha lajmi se në shtëpinë private të Armand Dukës ishte vënë tritol Veliaj ishte live në emisionin “Të paekspozuarit”. Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut. “Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut”, tha Veliaj. Por me sa duket dikush e paralajmëroi për gafën se ai as nuk mund të caktonte fajtorët paraprakisht dhe as mund të tregonte këtë mungesë të llahtarshem empathie në sytë e publikut. Ai pak më vonë e ndryshoi fletën. “Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, theksoi Veliaj për emisionin TPZ, duke u munduar të korigjojë “lapsusin” e fillimit.

♦Në audio përgjim Veliaj dëgjohet duke thënë se ai do ia vërë nga pas Armando Dukës prokurorinë dhe SPAK duke treguar se organet e drejtësisë së re kontrollohen nga pushteti politik. Ndonëse të dyja këto institucione formalisht u distancuan nga përfshirja, nuk kaloi asnjë ditë dhe prokuroria e Tiranës ndërmori attin e sekuestrimit të materialeve të zgjedhjeve të FSHF të zhvilluara për kryeqytetin. Në faksimilen poshtë duket dokumenti i firmosur nga Elizabeta Ymeri fiks ashtu sikurse pati paralajmëruar kryebashkiaku.

 

♦Veliaj ka lënë një shije të keqe jo vetëm për mënyrën arrogante se si i shantazhon njerëzit, por edhe për fjalorin vulgar që përdor një një tubim publik. Ndonëse në justifikimin që bëri pasi doli përgjimi ai u mundua të thotë se kjo qe e ngjashme me një bisedë çunash para një ndeshje futbolli, ai e përgënjeshtroi vetë gënjeshtrën që prodhoi. Ai në po të njëjtën deklaratë pohoi se nuk qe një çun i thjeshtë që do luante me shokët, por përfaqësuesi zyrat i aksioneve që bashkia ka te klubi i futbollit Tirana. Prandaj në opinion do mbahen mend gjëtë fjalët e tij drejtuar ikonës të futbollit Tiranas: “ Vjen Sul Mema aty, ku di unë o vlla se ça firmosa. Po mir mër Sul, që qesh me mu tani, si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi koqet dhe të sillesh si rrotë kari, duke qenë çun futbolli tërë jetën? Po ça t’i bësh, është tredh, nuk ka më dinjitet tashi. Tani pyetja është, do shkojmë të hidhemi në erë, apo do themi, jo vlla ne i kemi bolet prej hekuri dhe ti nuk na e tredh dot, që të bëjmë edhe foto me kryetarin e bashkisë dhe të firmosim gjëra që nuk i lexojmë fare, që nuk di as anglisht. E kuptoni që po bëhet futbolli qesharak dhe figurat e futbollit po bëhen lolo”.

Andi Bushati:Budallallëku i “Lalit”, si njollë për ambasadat dhe drejtësinë e re

♦Erion Veliaj dëgjohet në përgjim duke u betuar se do ta çlirojë futbollin nga Duka duke marrë shembullin e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA. “Kur morën leksion ata që dukeshin të paprekshëm” imagjino këta të tjerët i thotë ai komunitetit të futbollit Tiranas. Por ky asocim me ndëshkimin që erdhi nga Uashingtoni për Sali Berishën me ndëshkimin në Tiranë të atyre që nuk i binden pushtetit rilindas i jep argument më shumë atyre që pretendojnë se lideri historik i demokratëve u godit enkas për të thërmuar opozitarizmin në këtë vend. Idotësia me të cilën Veliaj reket ta implementojë këtë model në fusha të tjera të shoqërisë vetëm sa e kompromenton qëllimin e shpallur publkisht se “non grata” qe një mjet për të ndëshkuar të korruptuarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...