Berisha: Në 6 mars, PD do të marrë një rezultat që do të habiteni. Mund të krijojmë koalicion

E Enjte, 27 Janar 2022 21:31

 

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet besimplotë se PD do të marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në 'Opinion' Berisha tha se primaret po vijojnë në 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje. Ai tha se në Shkodër janë 20 kandidatë që shkojnë në primare.
Berisha deklaroi gjithashtu se PD do të krijojë koalicion për këto zgjedhje.

"Janë 20 kandidatë në Shkodër për primaret. Nesër konkludohet lista. PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe do të ketë një rezultat që do të habiteni. Opozita e vërtetë përballet me narkoqeerinë dhe peng-Bashën. Se kush përfaqëson PD-në është faktuar para shqiptarëve në 11 dhe 18 dhjetor.

Do pranojnë 40 mijë format, apo 1958 persona shumëzohen me 3 dhe dalin 5004? Dy fenomene diametralisht të kundërta. Njëri vjen nga falsiteti, mashtrimi, as në romanet e Markezit nuk gjen të tillë, as në veprat e Oruellit ku del personazhi dhe thotë se këtu nuk janë 1958 karrige dhe persona, por janë 5004.

Kandidatët do të jenë të Aleancës. Përfaqësojmë revolucionin. Koalicioni mund të quhet 'Shtëpia e Lirisë', mund të ketë dhe emër tjetër. Do të vendosin ekspertët tanë të çështjeve elektorale si do të dalin kandidatët, të pavarur apo jo. Kemi disa nga më të shquarit në Shqipëri. Ata do të parashtrojnë mendimin e tyre, duke patur parasysh kuadrin ligjor të Edi Ramës që kërkon të përjashtojë kundërshtarin. Zgjedhjet e Qeverisë janë tritol dhe SPAK. Revolucioni nuk ndalet", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...