Nikoll Lesi “shpërthen” ndaj deputetëve të Bashës/ O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

E Enjte, 27 Janar 2022 21:52

 

Ish kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Kuvend, ku nga Foltorja foli për një sërë problematikash, për situatën politike dhe shqetësimet e qytetarëve.

Por ajo që ra në sy, ishte indiferentizmi i deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët bënin sikur nuk e shikonin ish kryeministrin.

Lidhur me këtë veprim, ka reaguar ashpër edhe analisti Nikoll Lesi, i cili në një postim i cilëson deputetët e Bashës si mosmirënjohës, ndërsa shton se ishte Berisha që i bëri ata njerëz, ndërsa tashmë këta nuk i japin as dorën ish liderit të demokratëve.

Postimi i Lesit:

Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha.

Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës. Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit.

Bënin sikur nuk e shikonin!

Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?! Natyrisht që sejcili ka bindjen vetjake apo interesin e momentit të pijë kafe me të, por së paku mirënjohja dhe respekti duhet të mbizotërojë te njeriu, aq me tepër kur flitet për “baballarët e kombit”. Kamera e TV kapi deputetët e PD-së të cilët kanë kaluar në anën e Bashës, që kur kaloi Berisha afër tyre në sallën e Kuvendit, bënin sikur nuk e kishin mendjen nga ish-lideri i tyre dhe shtrydheshin sikur po flisnin kokë me kokë!

 
Edhe njëherë më duhet të sqarojë se nuk flitet se një dhënie dore apo përshendetje të bën të ndryshosh kauzën apo qëndrimin tënd në këtë duel Basha-Berisha.

Kjo lidhet me kulturën e munguar shqiptare, sidomos në politikë, që MOSMIRËNJOHJEN e ka si udhë për të bërë karrierë apo për të rrujt ndojë tendër ngqa buxheti i shtetit.

Po kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano, kur ra nga pushteti në shtator 2005, kur humbi edhe PS-në. Jam dëshmitar se si në hotel Rogner, asokohe, Nano rrinte vetëm me Bashkim Finon dhe kur kalonin deputetë apo ish-ministra të kohës së tij bënin sikur nuk e shikonin. Ose kur përballeshin, ndërronin udhë!

“Kultura” e mosmirënjohjes është e përhapur në Shqipëri, por sidomos në Tiranë te pjesa e politikës, por jo vetëm.

Kështu do t’i ndodhë me vonë edhe Edi Ramës, sapo të ikë nga pushteti. As Elisa Spiropali nuk do ta respektojë!

Le pastaj kryebashkiakët që do të jenë të parët që do të flasin për bëmat e Edi Ramës, si dikur Beria për Stalinin!

E kjo vjen se dhe vetë këta liderë apo ish-lider kanë zgjedhur jo meritokracinë në drejtim por servilët, shërbetorët,etj.

Dhe natyrisht kjo kategori, pa dinjitet, kështu vepron kur bien nga kali ata që i kanë emëruar pa meritë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...