Meta paralajmëron Ramën e Bashën: Koalicioni Bravo-Brava do të ...

Premte, 28 Janar 2022 11:19

 

Presidenti Ilir Meta bëri në konferencën e tij për shtyp një paralajmërim për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

“Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në gara të mëparshme. Nuk kam as mundësi të votoj në këto zgjedhje se si takojnë Bashkisë së Tiranës.

Po si do marrë fund koha e gallatës me financat për të blerë profesionalizmin tuaj nëpërmjet presionit mbi pronarët, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë për të mbrojtur kufijtë, sovranitetin, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar se kam recituar edhe disa poezi: Unë do të marrë pjesë në gara në emër të popullit të 2 Marsit dhe përtej popullit të 2 Marsit në kuptimin e mirë të fjalës.

Të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit Bravo-Brava që ka tetë vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit, natyrisht do t’i recitoj poezinë që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicionit, atë Ina Ina që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni.

 

Ua thashë dhe po ua përsëris; poezinë e shefit të koalicionit ‘Bravo Brava’, do e dëgjojnë nga unë, por kurrsesi në këtë institucion. Këtu ka poezi për Skënderbeun, Korçën, Shkodrën, Vlorën, por jo për ‘Ina, Inën’.

‘Ina, Inën’, meqë e kanë merak që të fitojnë me Ilir Metën, do e dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë. Po mund ta dëgjojnë dhe më shpejt. Ndaj ta kenë mendjen te ky borxhi këtu, se nuk ka borxh që nuk paguhet!”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...