Meta: Niveli i lartë i borxhit rrezikon të shkaktojë krizë serioze në vend

Premte, 28 Janar 2022 11:25

 

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi se niveli i lartë i borxhit rrezikon seriozisht financat në vend.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj PBB në një rrugë rënëse, përndryshe niveli i borxhit në vitet në vazhdim do të vënë në krizë serioze financat,” tha Meta.

 

“Në parashikimet e reja të kuadrit makroekonomik, Ministria e Financave raporton për nivelin e borxhit se nuk pasqyron nivelin real. KLSH ka treguar se borxhi paraqitet i nënvlerësuar, pasi aty duhet të ishin përfshirë të gjitha detyrimet e prapambetura, stoku, vendimet e gjykatave ndërkombëtare si dhe detyrimet e huasë. Vlera reale e borxhit publik mund të llogaritet më shumë se 84% e PBB. Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë cështjet në shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare, detyrimet e nënhuasë, risku në rritje i portofolit të PPP, i garancive shtetërore, risku i normave të interesit, risku i zgjatjes së situatës pandemike si dhe efektet e pritshme mbi ekononimë,” theksoi presidenti.

“Treguesit e borxhit të vendit tonë, shpenzimet për interesat, raporti me të ardhurat tatimore dhe eksportet me vendet e rajonit janë përkeqësuar. Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon pas Malit të Zi. Ai është rritur në tetë vite mbi 50% kur premtimi ishte për ta ulur nën 45%”, shtoi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...