Komisioni i Rithemelimit gati për primaret, Kaso: Kandidaturat, figura të pastra

Premte, 28 Janar 2022 15:59

 

Komisioni i Rithemelimit të PD, është gati për primaret e 30 janarit, nga ku anëtarësia do të zgjedhë me votë, kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit. Anëtari i Komisionit, Ivi Kaso, tha për SYRI TV, se kandidatët, do të jenë figura me kontribut në parti dhe të pa prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Komisioni i Rithemelimit të PD, po përgatitet për primaret e së dielës, nga ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Anëtari i këtij Komisioni, Ivi Kaso, tha për SYRI TV, se votimi i kandidatëve nga anëtarësia, është risi në PD, dhe do të shërbejë si njË mekanizëm përbashkimi.

Prioritet, tha ai, do të kenë ata që kanë dhënë kontribut në PD, dhe figurat e pastra, që nuk preken nga ligji i dekriminalizimit

Po ashtu, Kaso theksoi se Komisioni i Rithemelimit, është ne negociata të vazhdueshme edhe me aleatët tradicional të së djathtës, për të qenë bashkë në këto zgjedhje, që sipas tij, do të shërbejnë si barometër për partitë politike.

Kaso komentoi, edhe braktisjen e Lulzim Bashës nga baza e demokratëve dhe pritjen me protesta e revoltë, në çdo takim të tij. Për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, deputeti Basha, nuk po merr asgjë më shumë, nga ç’meriton.

Kaso theksoi edhe njëherë, se organi më i lartë në PD, është Komisioni i Rithemelimit, dhe shumë shpejt, kjo do të faktohet edhe nga drejtësia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...