Presidenti Meta letër Gjykatës Kushtetuese

Saturday, 29 Janar 2022 15:34

 

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Kushtetuese.

Çështjet e ngritura nga kreu i shtetit në letrën drejtuar Kushtetueses janë:

- Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për "çështjen e shkarkimit".

 

- Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur.

 

- Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes?

- Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen

Letra e plotë

 

Nr.152/4 Prot. Tiranë, më 29.01.2022

Lënda: Kthim përgjigje mbi shkresën tuaj nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., të datës 28.01.2022 dhe përsëritje kërkese për të dhëna dhe kopje të akteve.

ZONJËS VITORE TUSHA

KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Tiranë

E nderuar Zonja Kryetare,

U njoha me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjellë përmes letrës suaj me nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., të datës 28.01.2022, dhe ndihem i keqardhur për këtë komunikim jo përmbajtësor dhe pa përgjigje që Gjykata Kushtetuese mban me Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Si President i Republikës, pasi u njoha me shkresën e Gjykatës Kushtetuese nr. 6 (K), datë 17.6.2021, “Dërgim vendimi dhe provat përkatëse”, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ishtevënë në lëvizje nga Kuvendi për një çështje që as nuk duhej të ekzistonte, dhe në përgjigje të njoftimit të saj, përmes shkresës nr. 2143 prot., datë 1.7.2021, i kam përcjellë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese “Qëndrimet dhe Pretendimet” e mia, lidhur me vendimin nr. 55/2021, datë 9.6.2021, të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ‘Për shkelje të rënda të Kushtetutës”’ dhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë (Legjislatura e IX-të).

Ky qëndrim i Presidentit të Republikës, shtojcat bashkëlidhur, dhe provat respektive, i janë dërguar Gjykatës Kushtetuese, përmes shkresës përcjellëse nr. 2143/1 prot., datë 1.7.2021, “Përcillen qëndrimet dhe pretendimet e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, mbi vendimin nr. 55/2021, datë 9.6.2021 dhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Në këto akte, i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta marrë në shqyrtim sa më shpejt dhe të vendosë pa vonesë lidhur me këtë çështje. Kjo, duke u nisur edhe nga historiku i veprimtarisë së Kuvendit në dy vitet e fundit të Legjislaturës së IX-të.

Madje kam theksuar se, një vendimmarrje e shpejtë mbi këtë çështje, do të shkonte në favor të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor midis palëve pjesëmarrëse në proces që investuan Gjykatën Kushtetuese, dhe në ruajtje të legjitimitetit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, duke dalë garant i kushtetutshmërisë dhe rendit ligjor e demokratik, kaq shumë të sulmuar dhe të paralizuar në tre vitet e fundit.

Kjo kërkesë, që prej datës 1 korrik 2021 e Presidentit të Republikës, për shqyrtimin e çështjes brenda një afati sa më të shpejtë, lidhej ndër të tjera me faktin që Legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë i përfundonte mandati 4-vjeçar në datën 9 shtator 2021, çka kërkonte që dhe shqyrtimi gjyqësor i çështjes për të cilën kjo legjislaturë investoi Kuvendin, duhej të përfundonte brenda kësaj date.

Ndërkohë që, pas këtyre komunikimeve të mia, vetëm në datën 15.10.2021, me shkresën tuaj me lëndë “Njoftim për kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, keni njoftuar faktin se, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në datën 15.10.2021, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike.

Siç dhe jeni në dijeni, përmes Drejtorit të Kabinetit, ju kam shprehur qëndrimin dhe shqetësimin mbi disa çështje dhe kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese informacion e të dhëna mbi to, përmes kërkesave me nr. 3290/11 prot., datë 05.11.2021, dhe nr. 3290/3 prot., datë 16.11.2021, dhe kam pritur përgjigje të plotë zyrtare. Por për asnjë nga këto shkresa, nuk kam marrë përgjigje.

Nëkëto kushte, nisur dhe nga disa konstatime dhe problematika të evidentuara në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese edhe në çështje të tjera ku Presidenti i Republikës ka qenë palë pjesëmarrëse në gjykim, dhe në vijim të komunikimit me Gjykatën Kushtetuese për njoftimet e caktimit të datës së zhvillimit të seancës publike, për herë të tretë, përmes Drejtorit të Kabinetit, në datën 27.01.2022, ju kam përcjellë kërkesën menr. 152/1 prot., duke ripërsëritur kërkesën për informacion, të dhëna dhe akte, përpara zhvillimit të seancës gjyqësore publike.

Por sërish, edhe pas kësaj kërkese të përsëritur, përgjigja e Gjykatës Kushtetuese ishte formale, jo përmbajtësore, për asnjë nga kërkesat e parashtruara.

Nisur nga qëndrimi që keni mbajtur në shkresë, jam i detyruar të përcjell këtë kërkesë me qëllim që Gjykata Kushtetuese jo vetëm të marrë masa për të garantuar të drejtat e palëve në proces, por dhe të sigurojë transparencë mbi veprimtarinë e saj, si tregues i legjitimitetit të kësaj Gjykate.

Së pari, lidhur me kohën për parashtrimin e çështjes nga palët në seancë, në shkresën tuaj ju i referoheni një afati kohor prej 60 minutash. Dhe për këtë, në përgjigjen tuaj nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 28.01.2022, ju i referoheni Rregullores së re “Për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, të miratuar në datën 22.12.2021, me vendimin nr. 9, të Mbledhjes së Gjyqtarëve (neni 33, pika 6).

Lidhur me këtë, më duhet t`ju sjell në vëmendje se, ashtu siç besoj se dhe ju shumë mirë duhet ta dini, kjo Rregullore nuk ka qenë në fuqi në momentin që Gjykata Kushtetuese, përmes shkresës me Nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 11.01.2022 (ku i bëni me dije Presidentit të Republikës se koha në dispozicion për parashtrimin e pretendimeve në seancën plenare publike, që ishte parashikuar për t`u mbajtur në datën 18.01.2022, ishte 60 minuta), apo shkresës Nr. 6 (K) 2021 Regj. Them., datë 17.01.2022, (ku njoftoni shtyrjen e seancës gjyqësore për datën 1.02.2022), i është drejtuar Presidenti të Republikës me komunikimet përkatëse.

Vetë Rregullorja, qëështë miratuar nga ana e Mbledhjes së Gjyqtarëve në datën 22.12.2021, dhe që sipas dispozitës së hyrjes në fuqi të vendimit miratues nr. 9, datë 22.12.2021, hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Nga konsultimi me faqen e Qendrës së Botimeve Zyrtare, rezulton se Rregullorja e miratuar që në datën 22 dhjetor 2021, është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 13, datë 27 janar 2022[1https://qbz.gov.al/eli/fz/2022/13/a1ab6d59-01d4-4cce-baf9-8c849e656f96

[2]Neni 6, i KEDNJ, neni 33 i Kushtetutës së Shqipërisë, dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

[3]Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet Ligjore.

[4]Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Institucionin e Presidentit të Republikës.

[5]Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 210, datë 8 nëntor 2016 dhe hyrë në fuqi në datën 23 nëntor 2016

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...