DASH konfirmon Berishën/ Nuk thotë 'pa përjashtim', por 'në përgjithësi'…

Saturday, 29 Janar 2022 18:02

 

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në intervistën për Opinion u shpreh se SHBA ka shfuqizuar vendimet non grata në disa raste.

Berisha përgënjeshtroi edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila ka thënë se asnjë vendim "non grata" nuk është kthyer mbrapsht.

Lideri historik i PD përmendi si shembull katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit, por që më pas u hoqën masat.

 

Ka qenë RTSH që i është drejtuar Departamentit të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në
Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

 

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, pavarësisht nga këmbëngulja e TV të Ramës, ndryshe TVSH që të shprehet se asnjëherë nuk kthehen vendimet 'non grata' DASH shprehet me termin 'në përgjithës' duke shmangur fjalën 'asnjëherë'.

"Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara", tha zëdhënësi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...