Tentohet te merret zyra e PD ne Gjirokaster

Diel, 30 Janar 2022 15:36

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga disa të ashtuquajtur mbështetës të Bashës. Kreu aktual i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli. I ashtuquajturi deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko mbasi ka shkallmuar selinë ka zhvilluar një takim me një grup pjestarësh të strukturave vendore të PD Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambjentet e brendshme të selisë. Më tej ata janë larguar duke lënë të braktisura dhe të hapura dyert e sëlisë. Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ata individë kanë shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili u ka bërë thirrje për pjesmarrje te gjithë demokratëve në procesin e ristrukturimit dhe rizgjedhjeve në forumet e PD. Po konstatojmë se drejtuesit e PD po riparojnë dëmet e shkaktuara nga ata individë.
Sinkron Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër dhe pamje nga dyert e demtuara

Modifikuar më Diel, 30 Janar 2022 15:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...