Fitoi primaret/ Elton Bano: Fitorja jonë në bashkinë e Lushnjes, e padiskutueshme

Diel, 30 Janar 2022 21:31

 

Elton Bano do të jetë kandidatii i demokratëve për kreun e bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Bano rezultoi të ishte më i votuari ndër kandidatët e tjerë gjatë primareve që u zhvilluan sot nga dega lokale e PD.

 

Bano u shpreh për SYRI TV se këtë besim të dhënë nga demokratët, do ta kthente në fitore të padiskutueshme në datën 6 mars ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

 

"Procesi në vetvete ishte i mrekullueshëm. Pjesëmarrja siç e patë ishte masive dhe tregoi interesin e demokratëve për këtë proces. Vota e tyre është një angazhim i madh për mua duke shkuar në një fitore të padiskutueshme në datën 6 mars. I ftoj të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët Lushnjarë të bëhemi bashkë dhe t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës tonë".

Në Lushnje sot votuan 1056 anëtarë nga 1920 që ka e gjithë dega.

Në përfundim të votimit Elton Bano arriti të marrë 671 vota, Arben Zaimi 240, Aurion Iljazi 49, Indrit Qerimi 92, tre vota ishin të pavlefshme dhe një abstenim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...