6 marsi/ Berisha: Do punojmë fort për fitoren e PD-së në 6 bashkitë

Hënë, 31 Janar 2022 13:47

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se do të vazhdojnë punën që kandidatët e dalë nga primaret, të fitojnë edhe zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki.

“Falënderimin e parë e kam për të gjithë anëtarët që ushtruan dje të drejtën e votës dhe votuan të lirë për kandidatin që vlerësonin si më të mirin.

Një falënderim të përzemërt dua t’u bëj të gjithë atyre kandidatëve që e nderuan garën, e përballuan me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim dhe janë sot të vendosur sa ç’ishin dje, të punojnë për fitoren e PD-së në këto bashki.

 

 

Dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë kandiatët që janë këtu sot para jush, për punën e shkëlqyer dhe besimin që ata merituan nga anëtarësia e PD-së.

 

U siguroj se do bëjmë gjithçka në mbështetje të tyre, që ata më 6 mars, të jenë qytetarët e parë të bashkive në të cilat garojnë.

Dua të falënderoj të gjithë ekipin, Komisionin e Rithemelimit, komisionin e procedurave zgjedhore, për punën e madhe që bënë në një kohë rekord të shkurtër, në realizimin e këtij procesi. Ju sigurisht i keni marrë vesh rezultatet e votimit, por unë do të doja që secili nga fituesit e garës së djeshme të thotë këtu para jush dy fjalë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...