“Të ka zënë paniku nga Berisha”/ Demokratët i tregojnë vendin Bashës

Hënë, 31 Janar 2022 17:27

 

Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, për koalicionin në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 Mars, ka ardhur reagimi nga kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, partia e Lulzim Bashës hedh akuza ndaj Berishës, ndërsa shkruan se ish-kryeministri ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.

“Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.

Por, pas kësaj deklarate, demokratët janë “vërsulur” me komente kundër Lulzim Bashës.

Ata e akuzojnë Bashën si dështak dhe si ortak të kryeministrit Edi Rama

“Vetëm Berisha e meriton te jetë në krye të Partisë Demokratike”-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan “Saliu do ju dalë dhe natën në ëndrra. edhe diten për Lul Gjumin”

Po ashtu një qytetar ironizon ndërsa shkruan “A filloni betejen mbas 6 marsit ?”

Gjithashtu një demokrat shkruan “Po ti ke tre mandate që e mban Ramen aty, je i vetmi opozitar që bën pazare për të ndenjtur në opozitë i ke me fakte.”

“Zgjedh Lulin, mban Edi Ramën kryeministër gjithë jetën“

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...