'Shtëpia e Lirisë'/ Berisha zbulon detaje nga koalicioni: Po firmosim marrëveshjen me LSI dhe partitë e tjera

Hënë, 31 Janar 2022 21:50

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' që do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në Çim Peka Live, Berisha tha se PD po firmos marrëveshjen me LSI-në dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë.

Negociatat vazhdojnë mes deputetit të PD Flamur Noka dhe nënkryetarit të LSI Petrit Vasilit e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

"Koalicioni do të jetë 'Shtëpia e Lirisë'. Unë jam deklaruar se jam për koalicion me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI por do të jenë edhe Demokristianët e Kristian Demokratët. Vetëm për këto zgjedhje. Partitë e tjera nuk janë regjistruar", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...