PD Durrës-Bashës: Iku koha kur bëje pazare okulte me kandidatët që i sillje në momentin e fundit

Tuesday, 01 February 2022 07:39

 

Partia Demokratike Dega Durrës i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili me anë të një video pretendon se nuk janë të njëjtat shifra të votuesve me ato që publikoi Komisioni i Rithemelimit.

Në përgjigjen e PD Dega Durrës theksohet se 30 janari 2022 është një datë me rëndësi historike për Partinë Demoktatike, pasi koha kur Lulzim Basha vendoste me pazare okulte e kandidatë që i sillte surprizë në momentin e fundit në Durrës, ka marrë fund!

Deklaratë- Partia Demokratike Dega Durrës

 

Përgënjeshtrim për një gënjeshtar në hall

30 janari 2022 është një datë me rëndësi historike për Partinë Demoktatike. Votimet primare thyen përfumdimisht modelin e caktimit të kandidatëve nga kryetari. Nga 30 janari 2022, kandidatët e Partisë Demokratike që përfaqësojnë demokratët zgjidhen me votë të fshehtë nga anëtarësia. Koha kur Lulzim Basha vendoste me pazare okulte e kandidatë që i sillte surprizë në momentin e fundit në Durrës, ka marrë fund!

Lulzim Basha dhe altoparlantët rreth tij nuk mund të fyejnë demokratët durrsakë që dolën e votuan në votimet primare me pretendime dhe montazhe filmimesh të pjesëshme se gjoja nuk kanë votuar 1546 anëtarë. Për një gënjeshtar kronik kjo gënjeshtër e paskrupull është notmale.

Qytetarët dhe mediat qe nuk paguhen nga Basha ishin dëshmitarë të një procesi demokratik, të lirë e të hapur. Si në 30 qershor 2019 kur nuk guxoi të hynte në zgjedhje dhe arritja më e madhe ishte filmimi fshehurazi ndërkohë që demokratët kërkonin përballje në kutitë e votimit, Lulzim Vula sajon lajme me filmime të montuara. Votimet e djeshme ishin vite dritë larg atyre për votimim për kryetar në qershor 2021, që u zhvilluan nga drejtuesit e caktuar nga Basha në zyrat e PD dhe jo ne ambiente publike si kurrë më parë, me qëllim vetë manipulimin e tyre.

Demokratët Demokratët durrsakë i kthyen kusurin Lulzim Bravës për gazin lotsjellës dhe dhunën policore që ai dhe përfaqësuesit e tij nga Durrësi porositën dhe ushtruan mbi demokratët durrsakë e nga gjithe Shqipëria. Pjesmarrja masive e demokratëve në primaret e datës 30 janar dhe referendumin e datës 18 dhjetor 2021 e tërbon atë dhe ata që e siguruan se në Durrës nuk mund të kishte më shumë se 300 votues.

Sa herë të votohet, Lulzim Basha do të marrin të njëjtën përgjigje. Tashmë demokratët durrsakë nuk kanë më kohë të merren me Bashën, por do futen në betejë që Durrësin t’ia kthejnë durrsakëve duke ia hequr nga kthetrat Partisë Socialiste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...