Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Metës: Janë të pabazuara

Tuesday, 01 February 2022 14:28

 

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë pretendimet e presidentit Ilir Meta gjatë seancës ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e tij.

Këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj pretendoi se gjyqtarët janë në konflikt interesi dhe duhet të heqin dorë nga shqyrtimi i çështjes. Sipas tij, trupi gjykues duhet të tërhiqet pasi nuk garanton një shqyrtim të paanshëm.

Por Kushtetuesja deklaroi se asnjë gjyqtar nuk ka paraqitur kërkesë për dorëheqje.

Teksa Dervishaj tha se kryetarja e Kushtetueses, Vitore Tusha duhet të dorëhiqet pasi i ka mbaruar mandati, gjykata vendosi se kjo kërkesë është e pabazuar në Kushtetutë.

Më tej, Kushtetuesja rrëzoi edhe pretendimet e Metës për hedhjen e shortit, duke thënë se ato janë çështje e pavarësisë së gjykatës.

Presidenti Meta ka depozituar një procedim disiplinor ndaj anëtares së Kushtetueses, Fiona Papajorgji. Por gjykata tha se paraqitja e një ankese për procedim disiplinor nuk është shkak për përjashtim nga çështja.

Po ashtu u rrëzuan edhe kërkesat për anëtarët e Kushtetueses: Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...