“Problem do ishte vetëm nëse më del kundër lideri historik”, Meta: Ja çfarë më bashkon me Sali Berishën

Tuesday, 01 February 2022 21:11

 

Presidenti Ilir Meta i ftuar për Fax Neës në emisionin “Pushteti” në Juela Meçani foli për situatën politike aktuale dhe për sulmet ndaj tij nga ana e Bashës dhe nga ana e qeverisë. Meta u shpreh se nuk shqetësohej aspak për këto sulme duke theksuar se problem i tij i vetëm do ishte vetëm nëse kundër tij do ishte ish kryeministri Sali Berisha të cilin e konsideroi si “lider historik”.

Ndër të tjera, presidenti përmendi edhe disa element të cilët e bashkonin me Berishën ku ndër të tjera veçoi interesin kombëtar shqiptar.

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News:

Juela Meçani: Grupimi i Bashës ka dalë kundër jush kohët e fundit dhe tashmë edhe gjyqësori. Si jeni sot përballë situatave në politikë?

Presidenti Ilir Meta: Nuk më shqetësojnë akuzat e Bashës. Problem do të ishte nëse kundër meje do të ishte lideri historik i PD, “magneti i kësaj toke”, Sali Berisha.

Juela Meçani: Çfarë ju bashkon dhe çfarë ju ndan me Berishën?

Presidenti Ilir Meta: Ajo që na bashkon është se të dy e kemi ndërtuar vetë cdo gjë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat i largët dhe është ngjitur në majat e shëndetsisë dhe politikës në vend. Po ashtu edhe unë, kam ardhur nga një fshat malor i Shqipërisë. E kemi fituar cdo gjë pa dhurata se me dhurata është keq se llastohesh keq. Unë mendoj se na bashkon edhe interesi kombetar në tërësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...