Kush e përgatiti “non-grata”-n? Meta: As Alex dhe as George Soros, dosjen e ka bërë vetë Basha se kështu do ishte e besueshme

Tuesday, 01 February 2022 21:50

 

Presidenti Ilir Meta u shpreh sonte se dosjen për shpallen “non-grata” t ëish kryeministrit Sali Berisha e kishte përgatitur vetë kryedemokrati Lulzim Basha i cili kishte akumuluar në sërë mendimesh lidhur me ngjarje të caktuara që i ka shprehur vetëm tashmë pas përplasjeve brenda PD.

Meta tha se në këtë mënyrë dosja do të ishte më e besueshme për amerikanët sepse ishte përgatitur nga dikush i brendshëm.
Ndërsa më tej theksoi se nuk kishte njohur një proamerikan më të madh se ish kryeministri Sali Berisha duke kujtuar edhe episodet kur ishte kundërshtar politik me këtë të fundit.

Juela Meçani: Sa mund të ketë ndikuar ndërhyrja e George dhe Alex Soros në Shqipëri?

Presidenti Ilir Meta: Unë mendoj se edhe për Berishën nuk duhet kërkuar përgjegjësia aty. Unë e kam të qartë se treçereku i dosjes është bërë nga kryetari që ka. Se e ka bërë të qartë qëndrimin që ka për doktorin, për shembull për ’97 dhe për shumë të tjera. Pra këtu tregohet se ajo dosje është bërë nga ai vetë sepse në këtë mënyrë do ishte e besueshme për të tjerët. Atëherë thonë kush është problem? Sali Berisha thonë ata. Unë kam qenë kundërshtari i tij por i jam mirënjohës sepse më ka lidhur me vështirësitë.

Juela Meçani: Non-grata e solli në skenë sërish Berishën?

Meta: E kam të vështirë të njoh ndonjë proamerikan më të madh se doktori në Shqipëri. E kemi pas problem të madh madje atëherë kur e kishim kundërshtar por e mundëm. Pupu çfarë kam bërë unë për të liruar Nanon nga burgu. E mundëm doktorin se nuk ishte në rrugën e drejtë se donte t’i merrte të gjithë përgjegjësitë vetë dhe populli e kuptoi se kjo nuk ishte rruga e duhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...