400 mijë USD për kuzhinierin e njohur, SPAK nis hetimet për Dritan Agollin

E mërkurë, 02 February 2022 10:26

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë në hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij.

Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Më 27 janar të 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i lakmuar për tendera të shumtë, paga të larta e klientelizëm, shpalli fituese të tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ''100 Fshatrave'', pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale, kompaninë "Mascarpone", bashkë me personin fizik Endrit Maci. Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

Ndërkohë administratori dhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’ rezulton kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, me 55% të aksioneve, ndërsa bashkëpronarët e tjerë janë Senad Perfati, Blenardo Rrushi dhe Eljona Sulovari.

Themeluar në dhjetor të vitit 2018, firma fituese në fakt është një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që natyrisht frekuentohet nga zyrtarët e niveleve të ndryshme të FSHZH-së, pa përjashtuar as zyrtarët kanë firmosur letrat e tenderit.

Sipas dokumentacionit, bar-restoranti rezulton në adresën rruga ''Sami Frashëri'', përballë Shkollës Petro Nini Luarasi'', në Tiranë, që përkon me adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dyshimet për njohje mes funksionarëve publikë që kanë bërë letrat e tenderit dhe kuzhinierit përfitues, janë të natyrshme.

Alfio Rrotani ka rolin kryesor në krahun e përfituesve të parave publike me anë të projektit të diskutueshëm të FSHZH. Ka dyshime për një lidhje financiare mes Alfio Rrotanit dhe Flladi Agolli, i cili është djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Flladi Agolli është pronar i kompleksi “Bedouin Beach & Bar”, në plazhin e Hamallajt. Kompleksi është pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit. Në media është raportuar se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine pikërisht në restorantin e djalit të kreut të FSHZH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...