Berisha: Me Lul Bravën s’ka ndryshim, mos u mashtroni nga kallp-opozita

E mërkurë, 02 February 2022 13:16

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha postoi një video nga Foltorja e Vaut të Dejës. “Me Lul Bravën nuk ka ndryshim. Fjala e studentes Klaudia Dajani në Foltoren e Vaut të Dejës!” shkruan Berisha.

“Të them të drejtën kemi pritur ndryshim, të paktën nga ish-kryetari, që ju e quani Brava, pas keqqeverisjes që i është bërë vendit. Shpresoj që të gjitha ndryshimet që keni përmendur, të realizohen”, tha studentja.

 

Ndërkohë në përgjigjen e tij, Berisha tha se demokratët nuk duhet të mashtrohen nga kallp-opozita e Bashës.

 

 

“Edhe në zgjedhjet lokale, ia dorëzoi të gjithë pushtetin Edi Ramës. Këtu nuk kishte fituar ndonjëherë PS, as nuk fitonte. Në të gjitha bashkitë që kishim ne, ishin 10-15 mijë rroga dhe familje që jetonin. Ua preu kafshatën në shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë dhe në kundërshtim me parimet e një force politike. Përkundrazi, krijoi një konflikt të dënueshëm ditën e votimit. Ia dorëzoi Ramës në zarf 61 bashkitë. Një nga shkaqet themelore të mossuksesit tonë më 25 prill.

 

Tani janë 6 bashki, po me Edi Ramën, po përpiqet me nxjerrë kandidatë kundër nesh, vetëm për hir të Edi Ramës, se ai shans nuk ka askund. Me 61 nuk hyri në zgjedhje, me 6 po hyn. Mos u mashtroni nga kallp opozita. Mos u mashtroni nga ai njeri që nuk ka asnjë parim, por të votojnë në këto 6 bashki për PD-në, opozitën e vërtetë shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...