Mustafaj: Në Shkodër fiton kandidati i Berishës, ‘Shtëpia e Lirisë’ ka shanse edhe në Durrës

E mërkurë, 02 February 2022 22:16

 

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit dhe mundësitë që ka secili kandidat për të fituar.

Sipas tij, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia, ka mundësi që të fitojë këtë bashki, pasi është një njeri me shumë integritet.

Mustafaj u shpreh se Komisioni i Rithemelimit ka mundësi që të fitojë edhe Bashkinë e Durrësit, pasi kandidati i nxjerrë nga primaret është një burrë me integritet të lart.

“Unë besoj se Shkodrën do e marrë Komisioni i Rithemelimit. Bardh Spahia është një njeri me shumë integritet dhe një njeri në ngjitje brenda të djathtës shqiptare. Edhe në Durrës kanë shanse, pasi zoti Muka është një burrë me integritet të lart.

Durrësi në zgjedhjet e fundit ka votuar majtas, por le trë kemi parasysh faktorin ”Vangjush” që është provuar që i ka manipuluar zgjedhjet. Qeveria ka një avantazh në zgjedhjet lokale, pasi njerëzit shohin si një mundësi bashkëpunimi bashkinë me qeverinë. Unë kam besim se njerëzit do të shkojnë përtej këtyre premisave”, u shpreh Mustafaj në Abc.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...