Protestuesit te ambasada e SHBA, thirrje Yuri Kim: Të na njihet prona, siç njihet prona e amerikanëve

E Enjte, 03 February 2022 12:09

 

Qytetarë të Tiranës, të zonës së Laprakës, ‘5 majit’ dhe Paskuqanit janë duke protestuar për të drejtën e pronës së tyre që po u rrëmbehet nga bashkia dhe Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë ndihmë nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim që ti ndihmojë, që të mbrojnë pronën e tyre.

‘Apel ambasadores së SHBA, që siç je aktive në jetën politike të Shqipërisë, të jesh pak më aktive edhe në ndihmën tonë.

Kërkojmë nga Ambasadorja Yuri Kim, të ndikojë që të ketë reflektim për vendimet e Bashkisë dhe qeverisë.

Nuk po kërkojmë asgjë, thjeshtë të na njihet prona me ligj, që nesër kur të na vijë fadroma, të marrim atë që na takojnë. Të na trajtojnë njëherë të vetme si ‘amerikanë’, siç i respektoni ju qytetarët tuaj. Duam të jemi edhe ne njëherë, ‘o sa mirë me qenë shqiptarë’. Kërkojmë ndihmën tuaj, zonja Yuri Kim. Ndihma juaj nuk na ka munguar, kërkojmë edhe njëherë ndihmën tuaj’, tha Bled Marku, një nga drejtuesit e protestës së qytetarëve të Tiranës.
Një tjetër banor, që pret ti shkatërrohet banesa nga bashkia e Tiranës për të ngritur kullat për të cilat ka dhënë lejë Erion Veliaj.

‘Aktivizohu të lutem, që të ndihmosh edhe këta protestues që kërkojnë vetëm pronën e tyre.

Ju keni kërkuar peshkun e madh, ku është peshku i madh sepse ju i njihi shumë mirë këta. Këta janë shqiptarë dhe patriotë, le të rrijnë peshqit e mëdhenj në Shqipëri, ne po vijmë në SHBA, na jepni vizat’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...