Berisha: Të shprehim solidaritet me Ukrainën! Ambasada ruse na ka kërcënuar, 'argati i Beogradit' hesht

E Enjte, 03 February 2022 12:13

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama, të cilin e quajti ‘argati i Beogradit’ po hesht përpara ‘shantazhit primitiv rus ndaj Ukrainës’.

Berisha tha më tej se ambasada ruse në Tiranë ka kërcënura parlamentin dhe qeverinë. Sipas tij, nuk duhet të heshtim, por duhet solidarizim me Ukrainën.

“Sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armët bërthamore dhe fuqinë e saj kundër vendeve të lira. Të pushtojë një vend fqinj, bazuar në doktrinën e sovranitetit të kufizuar të Brezhnjevit

Vendi i vetëm që ka heshtur ndaj këtiju shantazhi të pashembullt është një vend anëtar i NATO-s, por edhe një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një argat i Beogradit, vasal i Vuçiçit.

Parlamenti duhet të miratojë me urgjencë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrianën.

Qeveria dhe parlamenti është shantazhuar nga ambasada ruse me një letër kërcënuese. Nuk duhet të heshtim pasi është kërcënuar vendi. Kërcënimi është ndaj Shqipërisë.

Të shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën, me SHBA, me NATO-n. Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet të presim ne?

Edi Rama nuk ka interesa të tjera përveç interesave kriminale. Ai nuk ka interesa kombëtare. Çfarë të drejtë ka ambasada ruse të dërgojë letër ultimative ndaj Shqipërisë? Në cilën marrëveshje ndërkombëtare e gjen këtë? Apo të butonat bërthamorë? E keqja më e madhe sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...