Erisa Xhixho:Rritja e çmimit të karburanteve po thellon varfërinë dhe mjerimin!

E Enjte, 03 February 2022 19:59

 

📈Qytetarët shqiptarë po përballen këto ditë me rritje në stratosferë të çmimeve të karburanteve, çka e bën akoma më të papërballueshme koston e tyre të jetesës.

📌Njëkohësisht, prej disa muajsh, ata vuajnë edhe rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

📌Sipas INSTAT, gjatë vitit që lamë kjo rritje ishte, 6.4%.
Ndërkohë, po sipas EUROSTAT, Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në rajon, 284.4 euro.

📌Kësaj i shtohet edhe fakti që, gjithmonë sipas EUROSTAT, jemi vendi më i varfër në rajon, ku 33% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

🔴Në një situatë të tillë varfërie, kjo qeveri kujdeset të paguajë inceneratorët edhe në kohë pandemie, kujdeset të financojë PPP për oligarkët pranë saj, por nuk kujdeset aspak për qytetarët që vuajnë çdo dite keqqeverisjen dhe pamundësinë për të plotësuar edhe nevojat bazë për familjet e tyre.

🆘Duhet të merren masa urgjente për të ndihmuar familjet shqiptare në këtë gjendje të vështirë që po kalojnë çdo ditë. Por kjo nuk bëhet me deklarata arrogante të kryeministrit që thotë se “nuk i rrisim rrogat sipas qejfit”.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, por kjo nuk bëhet e mundur nga një qeveri që ka vendosur t’i shërbejë një grushti njerëzish e jo qytetarëve të thjeshtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...