Shënim mbi Republikën “e pavarur” të Bashkisë së Tiranës

E Enjte, 03 February 2022 20:31

 

Nga Ylli Manjani

Përgjatë një procesi këshillimor që po jepja për një familje te '5 Maji', vura re një dokument me titull të çuditshëm.

Ishte një akt marrëveshje që propozonte, ndër të tjera DHURIMIN e banesës bashkisë!!!!

Dhurim?!

 

Me pahir?!

Të një prone ligjërisht të regjistruar në Kadastër?!!

Po pse?!

Uau!

U çudita, por nuk e dhashë veten. Jam marrë personalisht me procedura shpronësimi dhe këtë s'e kisha parë ndonjëherë.

Vendosa të rishoh edhe njëherë bazën legale të shtetit, se parlamenti e qeveria moniste ç’nuk kanë shpikur.

Pashë Kushtetutën, Ligjin e Shpronësimeve për Interes Publik, Kodin Civil, vendimet e qeverisë për procedurat e shpronësimit (përfshi edhe vendimin nr 7 të vitit 2020) dhe, askund nuk pashë të shkruar që qytetari i dhuron pronë shtetit!!!

Askund, po askund fare!

Shteti për interes publik shpronëson dhe nuk rrëmben prona! Tjetër temë se ç’është interesi publik. Por procedurat janë standarde. Zhveshja e pronarit nga pronësia bëhet me shpërblim të plotë të vlerës dhe jo me policë!

Ç'do me thënë dhurim me detyrim?! Dhurimi është akt vullneti individual jo detyrim!!!

Pastaj si mund të ofrosh pronarit ca lekë për qera apo banesë sociale me kredi në këmbim të lënies së shtëpisë dhuratë për shtetin?!

Ore janë në terezi këta apo nuk jemi ne?!

Prona më shumë se e drejtë kushtetuese është liri. Është liri për të jetuar i pavarur nga shteti. Shteti që vë dorë në pronën privatë ka dhunuar automatikisht edhe lirinë e pronarit.

*****
Familja në fjalë nuk ishte kundër projektit të zhvillimit, por me të drejtë nuk kishte kuptuar logjikën e dhurimit me pahir të pronës dhe daljes në rrugë me dëshirë!!!

Bashkia e Tiranës është në pozicion flagrant antikushtetutë e antiligj.

Është madhe edhe një pozicion antiqeveri, sepse vendimet e qeverisë nuk sugjerojnë askund “dhurimin” as me hir e as me pahir.

Qeveria ka urdhëruar negociatat me banorët për:
A. Shpronësim me shpërblim
B. Këmbimin e pronës me një pronë shtetërore,
C. Këmbimin e pronës së sjpronësuar me sipërfaqe banimi në ndërtesat e reja.

Qeveria madje shkon dhe më tej, iu ofron banorëve qera për kohën e sistemimit deri sa të mundësohet banesa e re.

Bashkia e Tiranës qenka qeveri e republikë më vete, mesaduket!!!

Si ka mundësi?!

Banorët duhet ta denoncojnë këtë gjë në prokurori, krahas ndjekjes gjyqësore të çështjes së shpronësimit të dhunshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...