Kryemadhi: Lulzim Basha mbetje e Edi Ramës. Politika e re e tij, përftimi nga koncesionet e qeverisë

E Enjte, 03 February 2022 22:41

 

Teksa ka komentuar një video të Lulzim Bashës, në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në MCN TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar Lulzim Bashën një mbetje të kryeministrit Edi Rama. Sipas Kryemadhit, Lulzim Basha nuk është një model i ri në politikë por një instrument dhe prodhim i asaj që ai e cilëson ‘politikë e vjetër’ dhe tashmë është kthyer në mbetje të Edi Ramës, që e përdor duke e joshur me pjesë nga tenderat dhe koncesionet e qeverisë.

Ky zotëria cfarë instrumenti është. Nuk është instrument i politikës së vjetër këtë kush e prodhoi? Se prodhoi Sali Berisha këtë që e bëri Ministër të Brendshëm, Ministër Transporti me Rrugën e Kombit që e mbylli me procedurë. Ky zotëria që u bë kryetar bashkie nuk është instrument i politikës së vjetër? Ah ky është politika e re. politika e re, Porti i Durrësit, koncesionet etj. Më mirë të jesh mbetje e një populli opozitar që nuk shitet e nuk blihet sesa instrument i Edi Ramës. Dhe më mirë të jesh mbetje që del nga goja e Lulzim Bashës që është mbetja e Edi Ramës. Se më i ndershëm është Edi Rama që të vendoset atje në llogore. Sesa Lulzim Basha që të thotë aman ma hap derën se po më vijnë të vrasin, ti i hap derën e fut në shpi që t’i shpëtosh kokën dhe ai të fut thikën pas shpine.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...