Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ regjistron koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

Premte, 04 February 2022 13:45

 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit të ri 'Shtëpia e Lirisë', në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

 

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij Rama ka konfiskuar logon e PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...