Dënimi i Saimir Tahirit bën jehonë në shtypin e huaj, mediat në SHBA: A ka besueshmëri qeveria aktuale?

Saturday, 05 February 2022 14:04

 

Dënimi i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe ne mediat ndërkombëtare. Reagimet e mediave greke dhe amerikane vënë në dukje faktin se qeveria aktuale është po ajo ku Tahiri ka pasur mundësinë të kryejë aktet kriminale lidhur me krimin e organizuar

Arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Fqinjët tanë në Greqi raportojnë se “ish-ministri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Rama është burgosur për shpërdorim të detyrës.

Europost dhe Ekathemerini, media të mirënjohura greke thonë se Tahiri, ish-ministri i qeverisë së Edi Ramës është dënuar edhe për dhuratat e shumta që ka marrë nga trafikantët e drogës dhe përfshirjen në rrjetet kriminale. Kjo gjë sipas tyre vë në dyshim besueshmërinë e qeverisë aktuale.

 

Mediat e mirënjohura amerikane, Washington Post, Associated Press si edhe Politiko, në shkrimet e tyre për këtë çështje vënë në pikëpyetje një qeveri që tashmë ka ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të shtetit në burg për korrupsion dhe përfshirje në krimin e organizuar, në një kohë që një vend si Shqipëria duhet të jetë duke punuar mbi luftën kundër këtij fenomeni.

Saimir Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...