Flet njeriu që çoi në burg Saimir Tahirin, Dritan Zagani skeptik: Do ta lirojnë

Saturday, 05 February 2022 20:04

 

Dritan Zagani, njeriu që e denoncoi i pari, flet për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish shefi i anti-drogës nënvizon se Saimir Tahiri është “koka e turku” për të shpëtuar Edi Ramën, i cili sipas tij është përgjegjës kryesor për lidhje me krimin e organizuar.

Gjithashtu Zagani bën me dije se Saimir Tahiri nuk do të vuajë dënimin 3.4 vite burg, por do të dalë brenda pak muajsh.

“Saimiri ishte një ingranazh nuk përfaqëson çfarë ka ndodhur nuk mund të marrë përsipër çfarë ka ndodhur aty. Ai kërkon të mbyllë hallet e atij të madhit. S’mund të bunet Tahiri gjithë ato gjëra dhe Edi Rama mos ishte në dijeni. Është bërrë akordi që ky mos flasë dhe të rri pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Unë dëgjova trupën gjykuese është provuar lidhja me bandën kriminale nuk është shpërdorim detyre por është bashkëpunim me organizatën kriminale, nuk ka sens të qëndrojë. Shpërdorimi i detyrës për mua ishte kapja e trafikantëve të drogës pa lejen e Saimirit.

 

Unë jam polici nuk jam jurist. Por me aq sa njoh ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord për të minimizuar dëmet Saimir Tahirit për të mbluar dëmet e mëdha të Edi Ramës. Në këto kushte ngelet për tu parë, por Simir Tahiri do të dalë shumë shpejt dhe pastaj të hajë gëzuar lekët që nuk e di ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg. Saimir Tahiri do të qërrohet nga politika kjo është e mira.

Mund të nxjerrë emra Tahiri? Çdo gjë është e mundur për shkak se ndodhemi në Shqipëri. Duke analizuar situatën cfarë ndodhi unë mendoj se do të dalë shumë shpejt dhe në heshtje do të gëzojë lekët dhe pastaj jetë të lumtur. Por edhe mund të nxjerrë ndonjë emër, cdo gjë është e mundshme. Krimi i organizuar ka marrëveshje me bazë ekonominë, bashkëpunimi.

Është dënim sa për sy e faqe jo për mua dhe ty , por për tek vilën tek rruga e Elbasanit. Për tu mburrur ambasada që ja po jep rezultat reforma në drejtësi. Kjo është diktatura e krimit të organizuar. Në propagandën që Edi Rama dhe Rilindja ka organizuar po mundohen ti hedhë hi syve shqiptarëve”, tha Zagani për Faxnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...