Berisha: Vota për Lul Bravën, është votë për Ramën dhe peshkaqen Gjushin

Diel, 06 February 2022 12:31

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në një takim në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Ardian Muka.

Berisha ka bërë thirrje që çdo votë të hidhet për kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, deklaroi se primaret ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai nuk donte ti nënshtrohej votës së demokratëve, por u bë kandidat i Lul Bravës.

 

‘Në primaret e 30 janarit, asnjë kandidat nuk erdhi nga kryesia, Sali Berisha apo kushdo tjetër, por erdhi nga ju.

 

Dyert e primareve ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai nuk donte të vendosej para votës tuaj. Dhe ai zgjodhi të mos jetë kandidat i juaj, por i Lul Bravës.

Prandaj ju ftoj ju, banorët e Durrësit në 6 mars çdo votë për kandidatin e lirisë, të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë bregu i Durrësit, Gjush Dakos, është votë e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë.

Asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë. Vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij. Ai e di dhe Basha e di se çfarë diskretidimi ekstrem ka pësuar. Nuk askund në Europë, një ish-kryetarë partie që pret me gaz e blinda anëtarët e partisë së tij që 3 muaj më parë e kishin votuar dhe për 8 vite kishin derdhur djersë për të.

Vota për Lul Bravën është njësoj si ta hedhësh në një pus të zi, sepse është vetëm humbës, humbës, humbës.

Nëse ka një njeri që ka hyrë në politikë dhe po del i humbur, ky e ka emrin Lul Brava.

Thirrja ime, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e lirisë’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në Durrës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...