“Basha ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi!”- Presidenti Meta: Opozita është në proces ridimensionimi. Vendi ka nevojë për…

Hënë, 07 February 2022 09:35

 

Gjatë intervistës për televizionin shtetëror të Malit të Zi RTCG Presidenti Ilir Meta tha se opozita shqiptare është në proces ridimensionimi.

Ai u shpreh se kreu i PD ka ndërmarrë veprime të rënda nuk ka reflektuar, por ka qëndruar me kokëfortësi në detyrë. Kreu i shtetit theksoi se beson që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

“Kemi pasur vetëm probleme artificiale të brendshme dhe mungesë vullneti për të bërë ato reforma që e çojnë Shqipërinë më shpejt në Bashkimin Europian dhe këtu përgjegjësia nuk është vetëm e njëanshme, pra vetëm e Qeverisë, por për fat të keq, por përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës, që ka kryer disa akte të paprecedentë, që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies! Djegia e mandateve – një veprim i papajtueshëm! Për më shumë se dy vite Shqipëria kishte një parlament njëpartiak, i cili deri në pengesë për të ushtruar pushtetin e gjithëpushtetshëm, kishte Presidentin e Republikës! Kemi bojkotin nga ana e opozitës të reformës në drejtësi, që ishte reformë shumë e rëndësishme, që ndihmoi kapjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë, nga ana e qeverisë! Kemi moshyrjen në zgjedhjet vendore nga opozita, veprim katastrofik i paprecedent jo vetëm në Europë, por ndoshta edhe në Afrikë, ku vështirë të gjesh një vend ku nuk ka asnjë këshilltar opozita, jo kryetar bashkie, por nuk ka një këshilltar që të bëjë opozitë“, tha Meta.

“Ndërkohë ne e dimë se sa i rëndësishëm është pushteti vendor në jetën e përditshme për të gjithë qytetarët, që nga fëmijët e çerdheve e deri te të moshuarit! Për fat të keq kemi edhe një problem brenda Partisë Demokratike apo brenda opozitës, por unë besoj që do të kapërcehet me kohën. Është e papranueshme që ai lider (Lulzim Basha), i cili ka marrë këto vendime të rënda në gati 6-7 vite, në vend të reflektonte dhe të merrte një ndjenjë përgjegjësie, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi për t’iu shmangur votimit demokratik dhe rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive, por unë mendoj se opozita është në procesin e saj të ridimensionimit dhe vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë dhe do ta ketë këtë opozitë shumë shpejt“, u shpreh kreu i shtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...