Presidenca zbulon provën e falsifikuar nga Kuvendi, për të shkarkuar Metën

Hënë, 07 February 2022 12:28

 

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, pak minuta para hyrjes në seancën e Gjykatës Kushtetuese që po shqyrton kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, ka zbuluar para medias me fakte të parin dokument të falsifikuar nga parlamenti, pjesë e "marrëzisë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak", siç e cilësoi.

Dervishaj tha: Për çështjen e konkluzionit përfundimtar ne do të shprehemi në orën 12:00, caktuara nga gjykata, që vjen pas pak minutash. Në seancën e orës 10:00, ne i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese, kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë, të depozituar në datën 4 shkurt 2022,i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese, pra ditën e premte, sipas Kuvendit, disa prova të reja shtesë ku përfshihet edhe Urdhri nr.19, datë 5.5.2021 i Kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit më datë 7.5.2021, pra ditën që Kuvendi do të miratonte sipas tij ngritjen e komisionit hetimor dhe miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve.

 

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja që na u vunë në dispozicion nga Gjykata po në të njëjtën ditë, na rezulton që në konsultim me vetë përmbajtjen e praktikës së dërguar nga Kuvendi, dhe me praktikën e publikuar online po nga Kuvendi, na rezulton një ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar.

Pse e themi këtë?

Ia parashkruam Gjykatës në mënyrë të detajuar, i është parashtruar Gjykatës dhe në përgjigjet sepse lidhej me një pyetje që kishte bërë relatori në çështjet, përgjigja nr. 3, lidhur me këtë ndërhyrje.

Konkretisht, urdhri që Kuvendi I depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese, mban datën që mund ta shikoni këtu, 5.5.2021 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2021”, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, meqë u pranua dhe nga përfaqësuesit e Kuvendit në gjykim, ky urdhër mban datën 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë.

Vijon...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...