Kryemadhi: Dy kompanitë e inceneratorëve kanë marrë 250 milionë lekë nga AZHBR e Frida Krifës. Inceneratorët skemë e pastër pastrimi parash dhe evazion me TVSH-në

Hënë, 07 February 2022 22:07

 

Në emisionin ‘LOG’ në ABC Neës kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar për herë të parë, një aferë ku Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është e përfshirë me dy nga kompanitë e inceneratorëve. AZHBR u shpreh Kryemadhi i ka dhënë rreth 2.2 milionë euro dy kompanive me pronar Adelina Demiri dhe Jurgen Dashi. Dy kompanitë u shpreh kryetarja e LSI, janë fiktive dhe nuk kanë asnjë punonjës të deklaruar.

 

‘Në qoftë se zoti Rama thotë që ka reformë në drejtësi. Ju lutem kamera ta fokusojë. Është ish drejtoresha e AZHBR Frida Krifca. Janë dhënë dy nga pesë projektet më të mëdhaja të projektit IPARD, janë dhënë dy kompanive fiktive. Këtu janë dy projekte. Që kanë marrë para janë para të taksapaguesve europianë. Një është zonja Ada Demiri dhe tjetri Jurgen Dashi. Njëra ka marrë 230 milionë lekë, tjetri 45 milionë lekë. Këto janë dy kompani fictive të cilat kanë marrë 2.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë’.

*Endri Xhafo: Po pse fiktive?*

‘Sepse nuk ekzistojnë këto dy firma. Janë të lidhura me inceneratorin. Këto kompani kanë marrë paratë e fermerëve shqiptarë. Për të mbjellë domate, speca, kastraveca, sera për të krijuar kanale vaditëse. Në 19 janar AZHBR i kam dërguar kërkesë për të më dhënë përgjigje. Më thotë nuk të jap përgjigje sepse i ke në portal. Në sistemin e taksave këto dy kompani nuk ekzistojnë. Prandaj thotë Rama që përgjegjësitë janë personale. Një kompanie Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollarë. Kjo kompania është në Rubik, ka vetëm burrë e grua të punësuar. Nuk ka asnjë punonjës tjetër. Inceneratori i Tiranës i ka dhënë 9 milionë dollarë. Dhe të gjitha këto kompanitë e tjera nuk kanë paguar as TVSH-në për 130 milionë dollarë që iu janë marrë inceneratorit të Tiranës’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...