Meta: Basha i dha Ramës dy mandate qeverisëse! Dy kompani izraelite...

Tuesday, 08 February 2022 08:51

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për prishjen e rakorduar të marrëveshjes së 5 Qershorit për zgjedhjet. Kreu i shtetit deklaroi se Lulzim Basha i ka dhënë dy mandate qeverisëse Edi Ramës. Presidenti theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka marrë në shqyrtim shkarkimin e tij do të shkojë në Gjykatën Europiane. Meta shpalosi edhe planet e tij politike pas largimit nga detyra e kryetarit të shtetit.

 

 

Presidenti i Republikes Ilir Meta deklaroi gjatë emisionit Çim Peka Live se Lulzim Basha i ka dhënë dy mandate qeverisëse kryeministrit aktual Edi Rama.

 

 

"Edi Rama i ka marrë dy mandate nga Lulzim Basha, 2017, 2021. Ishte e programuar. Dy kompani izraelite bashkëpunonin për këtë rezultat", u shpreh Meta.

 

Meta akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për prishjen e dakordësuar të marrëveshjes së 5 qershorit për zgjedhjet dhe i ktheu përgjigje edhe përfshirjes së mundshme të deputetit Basha në vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese që përfundoi shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e tij.

"Presidenti s'ka bërë dhunë, dhunën e bënë ata që prishën marrëveshjen e 5 Qershorit, Edi Rama dhe Lulzim Basha".

Presidenti i Republikes akuzoi kryeministrin Rama për deklarata fashiste dhe për një plan që synonte gjakderdhjen në vend.

"Deklaratat e Ramës, ne ju njohim mirë kush jeni ju, ua dimë mendimet tuaja, ky është fashizëm. Një president që bën sikur nuk i shikon këto, është bashkëpunëtor i fashizmit. Kishte plan për gjakderdhje. E parandaloi presidenti, për këtë do të flas kur të iki nga president".

Meta tha se pasuesi i tij në Presidencë do të vijë nga mazhoranca dhe shpalosi edhe planet e tij politike pas largimit nga detyra e kryetarit të shtetit.

"Më 24 korrik këtë institucion e merr PS. Do të qëndroj në detyrë në respekt të qytetarëve. Çfarë do bëjë, Meta? Do komunikoj me popullin e 2 marsit më 25 korrik ose më herët".

Presidenti Meta shprehu bindjen se pas 25 vitesh do të rikthehej sërish për një mandat të dytë si President i Republikës.

"Do jem prapë President pas 25 vitesh. Pastaj ambasador".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...