'Sikur ka lexuar Enverin...'/ Berisha: Yuri Kim t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve

E mërkurë, 09 February 2022 08:47

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha i bën thirrje ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, që t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve, për deklaratat e saj kur u shpreh që "demokratët të mos hanë bar".

Në "Dekalog", në RTSH, Berisha tha se në shprehjet e saj Kim duket sikur ka lexuar diktatorin Enver Hoxha.

“Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete.

Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do t'u nënshtrohemi.

Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...