Shkarkimi i Metës/ Fuga: Kryeministri po pushon Presidentin si një pastrues tualeti

E mërkurë, 09 February 2022 10:35

 

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar mbi kërkesën e Kuvendit për të shkarkuar Kreun e Shetit Ilir Meta, duke theksuar se për kryesocialistin dhe vartësit e tij, pushimi i këtij të fundit është parë si një pastrues i thjeshtë dhe jo si lider i një shteti.

“Kryeministri po pushon Presidentin e Republikës si të ishte një pastruese i vc të kryeministrisë

Pra Kushtetutra thotë gjoja Presidenti mandaton kryeministrin, kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna Presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e vc të kryeministrisë!’ shkruan Fuga në profilin zyrtar.

Profesori shton më tej se është kundër disa veprimeve të Presidentit Meta, por sipas tij kjo mënyrë që është zgjedhur për pushimin e tij, është në shkelje të plotë të kushtetutës.

“Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në fund të mandatit nuk i do askush! Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën.

Më mirë një President që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq kur zihet me të.

Sepse mbrojmë veten jo Ilirin!

Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit”, thekson Fuga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...