Padia ndaj Kuvendit në SPAK/ Dervishaj: Ka elementë të karakterit penal

E mërkurë, 09 February 2022 11:27

 

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka treguar se arsyet se përse Presidenca ka bërë kallëzim penal ndaj Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me çështjen e shkarkimit të presidentit.

Sipas Dervishajt, Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e komisionit hetimor, e ka manipuluar shkresat dhe datat ku është bërë kjo thirrje.

Sipas tij, kallëzimi do të bëhet në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës dhe do të kërkohet që të vendosen në procedim penal disa persona.

 

 

“Presidenti autorizoi këtë kallëzim penal, u evidentua qartë edhe në Gjykatë Kushtetuese, e ne ia demonstruam live faktet e manipulimit të disa akteve shkresore që Kuvendi i depozitoi së fundmi si provë. Ashtu siç e kemi bërë publike edhe në daljet tona, këto akte të reja kishin të bënin me urdhër të ish-kryetarit të Kuvendit, shoqëruar me rendin e ditës.

 

Nga krahasimi i dokumenteve të bëra nga dokumentet shkresore të sjella nga kuvendi i Shqipërisë më datë 4, rezultojnë ndryshime thelbësore në datë të urdhrit dhe në përmbajtje ku përcaktohet se çfarë është rendi i ditës. Kishte ndryshime në datë. Përmes këtyre ndryshimeve tentohej të orientohej GJK drejt një date 5 që të tentohej rrëzimi i disa pretendimeve të ngritura nga presidenti dhe që kishin të bënin me afatin 48 orë.

Manipulimi është i dukshëm. Data 6 ndryshon nga data 5. Përmbajtja e kryetarit ndryshon nga ajo e publikuar. Konsistenca e veprimit jo vetëm me letër, por që në hyrje të seancës gjyqësore në orën 10, e zonja Tusha informoi palët për provat e reja, Kuvendi përmes përfaqësuesve deklaron se provat e reja i kanë sjellë me qëllim rrëzimin e pretendimeve të Presidentit. Ato do i ndryshonin përmes datave, e të justifikonin se miratuan dy vendime dhe kanë respektuar afatet.

Këto elementë, përmbajnë edhe elementë të karakterit penal ku mund të jenë përfshirë disa zyrtarë të lartë të Kuvendit apo ish funksionarë të lartë që janë objekt procedimi nga struktura e posaçme. Kjo është arsyeja që kallëzimi i depozitohet edhe SPAK edhe Prokurorisë së Tiranës. Kush e urdhëroi administratën e Kuvendit të kryente këto veprime. Kjo duhet zbardhet nga prokuroria”, tha Dervishaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...