Arrestohet njeriu i Engjëll Agaçit dhe Ramës në Itali

E mërkurë, 09 February 2022 15:01

 

Ish-gjenerali i Guardia di Finanza, Fabricio Lisit, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në një operacion të madh në Napoli. Bashkë me të janë arrestuar edhe edhe një ish-prokuror dhe zyrtarë të tjerë.

Lisi njihet në Shqipëri si njeriu i Engjëll Agaçit dhe Edi Ramës në Itali dhe lidhet e tij me Shqipërinë janë të forta, nisur që nga viti 1997.

Pak ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili deklaroi se hetime të rëndësishme me sfond Shqipërinë po bëheshin në Itali, ku priteshin të përfshiheshin edhe Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.

 

 

Mediat italiane raportuan arrestimin në Itali të Fabricio Lisit, një ish gjeneral i Guardia di Finanza, që bashkë me një grup personash të tjerë, prokurorë dhe biznesmenë, akuzohen për nxjerrje të informacionit të dosjeve hetimore dhe shpërdorim të detyrës.

 

Emri i Lisit është i lidhur me Shqipërinë në disa faza, që nga viti 1997 kur ai ka treguar se erdhi me mision, më pas në operacionet e monitorimit të parcelave me kanabis dhe së fundmi për një ‘dhuratë’ që fondacioni i tij mori në Vlorë nga një person i akuzuar për trafik droge.

‘Autoritetet italiane njoftuan arrestimin e shefit të policisë financiare Fabrizio Linzi/Lisi.

Linzi është miku i ngushtë dhe lidhje kyçe e Engjell Agaçit në Itali.

Me sa duket po vërtetohen ato që paralajmëroi Berisha disa javë më parë, mbi hetimet që po kryhen ne Itali ndaj Engjëll Agaçit dhe Arben Ahmetajt’, shkruan ditën e sotme gazetari Habion Hasani në një status në Facebook.

‘Një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!

Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një ‘hiç’ për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!’ -shkruante Zagani, pasi kishte parë kronikën e Rai Tre, ku trajtohej investimi i Fabrizio Lisit në Shqipëri.

Fabrizio Lisi dhe lidhjet e tij në Shqipëri

Televizioni italian ‘RAI 3’ publikoi një seri kronikash mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Në njërën prej tyre, flitej pikërisht për gjeneralin italian të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili pas daljes në pension, drejtonte një shoqate kulturore italiane.

Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të ‘RAI 3’, Valerio Kataldi prona në Vlorë i ishte dhuruar nga ‘Artur Shehu, një person i hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimet e saj në Shqipëri.

I pyetur nga gazetari italian i RAI3 në telefon, gjenerali tashmë në pension shprehej se në kohën kur i ishte dhuruar prona, nuk kishte ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi.

Por lidhjet e Fabrizio Lisit në Shqipëri pas daljes në pension, janë zbuluar nga një shkrimi i botuar në OCCRP në Mars të vitit 2021. Gazetarja Lindita Çela raportoi për rolin e Ëngjëll Agaçit në investimet e shoqatës kulturore që drejtohej nga Gjenerali në pension i Guardia di Finanza.

‘Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi rreshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013.

Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OCCRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në kryeministri.

Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’

Anëtari i bordit të fondacionit Francesco Zacxaria kujton se Agaçi i ka shpjeguar se negocimi i një marrëveshje me Shehun ishte mënyra më e mirë për të siguruar tokën e nevojshme për planet e fondacionit për të siguruar të ardhura nga turizmi në komunitetin lokal.

‘Ai tha se në këtë mënyrë fondacioni mund ta merrte pronën’ shprehet Zaçaria për një partner të OCCRP në TG3, një program që jepet në televizionin italian Rai 3.

Agaçi, i cili zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen në rolin e tij në fondacion që kur iu bashkua qeverisë, refuzoi të komentonte’ shkruajti OCCRP.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...