‘Inceneratori i Fierit dhe Tiranës’/ Kryemadhi: Vizitat e deputetëve ekskursione. Faktet gjenden në letra

E mërkurë, 09 February 2022 21:34

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i cilëson si ekskursione vizitat e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve dhe tërësisht të panevojshme.

Në postimin e saj në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe foto të reja, Kryemadhi thekson se këto kontrolle janë të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës.

 

‘Faktet që LSI i ka denoncuar prej kohësh nuk gjenden duke parë muret e kapanonëve, por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave’, shkruan Kryemadhi.

 

 

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

 

Të dashur qytetarë,

Video eskursionet e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve, që zbarkojnë në mënyrë pompoze, si të jenë oficerë policie në vendin e krimit, janë tërësisht të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës.

Ky grup i strukturuar kriminal me zyrtarë shtetëror, i përfshirë tek afera e inceneratorëve, e ka konsumuar veprën penale nga komoditeti i karrigeve të tyre në zyrat e shtetit!

Faktet, që LSI ka bërë publike prej kohësh, nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave.

Faktet, LSI i ka dorëzuar të plota në SPAK dhe mbetemi besimplotë se, sado të vonohet në kohë, asnjë prokuror dhe gjyqtar me integritet, nuk do mundet t’i anashkalojë shkeljet ligjore trashanike që zyrtarët dhe miqtë e tyre kanë kryer.

Po risjell edhe njëherë në kujtesën tuaj, e mbi të gjitha të drejtësisë, se e njejta sekuestro preventive që është zbatuar nga SPAK për rastin e Elbasanit, duhet të zbatohet pa humbur kohë edhe për 2 të tjerët.

Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës duhet të ishin prej kohësh të bllokuar, ashtu siç duhet të ishin bllokuar edhe pagesat e qeverisë për to!

Shikoni dhe njëherë se si, të njejtat kompani fiktive që zyrtarët i kanë përdorur në rastin e Elbasanit për të marrë përfitime të parregullta monetare, janë përdorur edhe në inceneratorin e Tiranës dhe Fierit.

Koha për veprim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...