Berisha: Pse mbahet sekret vetingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës dhe Ilir Pandës?

E Enjte, 10 February 2022 12:40

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke marrë fjalën në sallën e parlamentit ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë përgjigje se pse fshihet vetingu i disa prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

‘Ministri që sapo foli, pse fshihet, mbahet sekret vetingu i Sokol Sadushit, Ervin Pupës, Ilir Pandës. Mbi ç’ligj, bazë, përveç se shpellave të mafies ndodh kjo’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga salla e parlamentit.

 

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha u ndal edhe tek projekti i HEC-it Skavica që shkatërron tokat më pjellore te Dibrës.

Ai i ka kërkuar Ulsi Manjës që të tregojë se çfarë kompromisi ka bërë me Edi Ramën për shkatërrimin e Dibrës.

‘Cili është roli yt, thuaja këtu, shqiptarëve në denatyralizimin e Dibrës me HEC-in e Skavicës.

A ndjen ti dibran përgjegjësi për shuarjen e tokave pjellore të Dibrës. Çfarë kompromisi ke bërë me Ramën, për denatyralizimin e Dibrës.

U bëj thirrje të gjithë dibranëve, në Shqipëri, diasporë e kudo që të reagojnë’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, për gazetarët tek salla e parlamentit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...