Fjala e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi jashtë parlamentit

E Enjte, 10 February 2022 17:44

 

Qëndrimi i LSI përsa i përket çështjes së vettingut. Edhe pse në fjalën time në Parlament e kisha mëse të qartë por të limituar në kohë. Dua të theksoj që Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme që ka pasur Shqipëria në periudhën e tranzicionit. Por devimi i saj pas 2016 dhe duke krijuar problematika jo vetëm në vonesë por edhe në standarde të dyfishta ka lënë shumë për të dëshiruar. Përsa i përket çështjes së vettingut.
LSI ka marrë pjesë në e Komisionin e Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit në të gjitha mbledhjet. Ka bërë oponencën përsa i përket të gjithë procesit të analizimit të çështjes së shtyrjes së afateve të vettingut. Do t’ju kujtoja që në janar, shkurt të 2018, LSI ka paraqitur në Kuvend një paketë ndryshimesh kushtetuese ku pjesë kryesore ishte dhe kjo që sot votohet në Parlament. Normal që lë shumë për të dëshiruar mënyra sesi po kalojmë sot në këtë proces. Ajo që lë për të dëshiruar është që mungesa e PD, pra të partisë së selisë nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, nuk mori pjesë absolutisht edhe në hartimin e oponencave përkundrazi, e bojkoi dhe u largua. Dhe ajo që të bën dyshues në të gjithë këtë proces, është që ndryshimi për një orë nga kundra në pro është shumë enigmatik. Unë do t’i bëja thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare dhe të gjithë kolegëve tanë që duhet të shkëputemi një herë e përgjithmonë nga shitja e votës së qytetarëve për interesa personale. Pse e them këtë? Nëse ka probleme me drejtësinë, nëse ka probleme me prokurorin belg, nëse ka probleme me drejtësinë amerikane, nëse kanë probleme me drejtësinë europianë, nëse kanë probleme me anti-mafian. Unë nuk mendoj që vota e deputetëve të parlamentit shqiptar duhet të ndryshojë brenda një ore. Por mendoj që analizimi i të gjithë proceseve që kanë të bëjnë me kushtetutën e Shqipërisë duhet të jetë jo vetëm i moralshëm dhe korrekt politik por duhet të jetë mbi të gjitha përgjegjësi shumë e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Pse e them këtë ndaj qytetarëve shqiptarë? Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, shqiptarët çdo ditë dhe më shumë po ndihen më të varfër dhe më të pa respektuar në republikën e tyre. Dhe kjo është normale kur ne shikojmë një tjetërsim të vullnetit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë, brenda këtyre katër mureve që pretendojmë që janë të shenjta. Por nuk mund të jetë e shenjtë një godinë e tillë, ku, ju e dini shumë mirë, edhe pse akoma jam e bindur që njerëzit ende nuk arrijnë ta kuptojnë. Sesi mund të falsifikohet firma e ish-kryetarit të Kuvendit, sesi mund të falsifikohet një dokumentacion i tillë që shkon në Gjykatën Kushtetuese. Dhe normal që vettingu do të jetë peng i një ore për të ndryshuar mendje sepse vazhdon sistemi i drejtësisë të jetë peng i një grupi të caktuar dhe i kapur nga qeveria shqiptare. Unë personalisht kam abstenuar, zoti Cela ka votuar pro. Të gjithë më thanë pse zoti Cela ka votuar pro? Po kur voton Partia Demokratike pro, për një orë ndryshon mendim pse mos votojë zoti Agron Cela? S’ka arsye që të mos votojë pro. Vendimi ynë ka qenë për abstenim. Dhe vazhdojmë të kërkojmë që të bëhet një analizë reformës në drejtësi, çfarë ka ndodhur. Asgjë më shumë nga ajo çfarë kërkojnë raportet e partnerëve tanë ndërkombëtare dhe ato që kanë bërë shoqatat jo qeveritare.

 

Unë kam votuar abstenim për reformën territoriale dhe kam votuar pro për reformën zgjedhore. Dhe kam votuar pro për të gjithë pedagogët që janë pjesë e KLGJ dhe KLP-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...