Komisioni i Rithemelimit: Paterica e vërtetë e Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij, Lulzim Brava

E Enjte, 10 February 2022 22:37

 

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas bashkimit të votave nga Lulzim Basha dhe Edi Rama në Kuvend, për të miratuar zgjatjen e Vettingut.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit bën të ditur bën të ditur se ky vendim fut në kolaps të rëndë drejtësinë, në një kohë kur aktualisht janë stok 115 mijë dosje gjyqësore.

Duke iu referuar votave të deputetëve të opozitës 'pro' zgjatjes së Vettingut, Komisioni i Rithemelimit thotë se shqiptarët panë në Kuvend opozitën fasadë dhe të marrë peng.

 

 

"Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vërtetë e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava"!

 

Deklarata
Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si ne shperfillje te plote te rregullave per ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, te cilin ai me pare e quante si “Projektin Mafioz te Reformës në Drejtesi”.

Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përvecse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut.

Ky projekt futi drejtesine shqiptare ne kolaps te rende, krijoi nje stok prej 115 mije dosjesh gjyqesore dhe u mohoi shqiptareve te drejten themelore per nje proces gjyqesor te drejte, bllokoi procesin e integrimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender te trafiqeve drejt Europes dhe bllokoi investimet e huaja.

Sot ne parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarresit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plote dhe perfundimtare te sistemit të drejtësisë.

Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vertet Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava!

Partia Demokratike e bashkuar me aletatet e saj ne Shtepine e Lirise u ben thirrje te gjithe shqiptareve dhe demokrateve qe ne 6 Mars te bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për t'i dhënë fund narkoshtetit te Edi Rames dhe opozitës fasadë te regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...