Drejtësia në koma, duhet terapi intensive jo karamele me veting!

Premte, 11 February 2022 09:59

 

Nga Petrit Vasili/

Kapja dhe degradimi i drejtesisë janë dy ortakët më të mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit!

Kapja e degradimi i drejtesisë nga qeveria janë metastazat e kancerit të qeverisjes mafioze në Shqipëri.

Një pushtet i paaftë, por mafioz dhe i paskrupullt në shitjen e çdo interesi publik përfshirë dhe kufijtë e vendit ka sjelle një rrënim ekonomik, social dhe politik qe çon drejt një korrupsioni të pandalshem i cili thellon varfërinë dhe mjerimin që largojnë mijra shqiptarë nga vendi.

Kapja e Drejtësisë nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit të drejtësisë, kanë siguruar pandeshkueshmerinë totale të rilindjes.

Reformën e kapur në Drejtësi nuk e shpetojnë dot pazaret dhe kozmetikat me ca ditë të zgjatura të vetingut por hetimi deri në fund dhe nxjerrja e ndeshkimi i përgjegjesve të kapjes së saj.

Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen përfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës.

Çdo pazar me reformën në Drejtësi është ortakeri me krimin shtetëror të Ramës dhe rilindjes.

Dështimi dhe kapja e drejtësisë faktohet lehtë dhe nuk kapërcehet me propagandë, sepse skaneri i reformës në drejtësi tregon qartë se problemet janë shumë më të rënda:

1.Drejtësia me regji, që nuk vepron edhe kur falsifikohen dokumentat shtetërore nga Kuvendi i Shqipërisë përpara Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut të Shtetit.

2.Drejtesia me regji që nuk vepron për Inceneratorët, Teatrin Kombëtar, Becchetin, Portin e Durrësit e dhjetra çeshtje tepër të rënda.

3.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

4.Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar pak ditë më parë për një çeshtje me gjobë deri në 5 mijë euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjecare në gjykim.

Mendoni që janë dhjetra mijra çeshtje dhe ka mjaft prej tyre që kanë më shumë se 5 vjet, që presin dhe ky precedent i Strasburgut mund të shkaktojë një dënim me dhjetra milion euro

5. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës në gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

6. Asnjë Strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.

7. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

8. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

9.Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

10. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

11. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

12. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

13. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

14. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë edhe sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

Ky eshte realiteti shume i rende i Drejtesise ne Shqiperi, qe po rrezon Shtetin ne cdo aspekt te tij.

Kjo gjendje kaq kritike e Drejtesise ne gjendje kome kerkon terapi intensive dhe jo karamele me Veting

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...