Spahia: PD e Shkodrës e zgjodhi me votë kandidatin e saj, pakica mori të emëruarin nga Basha

Premte, 11 February 2022 12:45

 

Bardh Spahia, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, e ka shpjeguar edhe më qartë arsyen pse ai do të arrijë t’i mbledhë votat e të gjithë demokratëve të Shkodrës në zgjedhjet e pjessshme të 6 Marsit, përkundër edhe kandidatit të emëruar nga Lulzim Basha, Xhemal Bushatit.

“Si do të arrini zoti Spahia të bashkoni të gjithë Partinë Demokratike në Shkodër, sepse keni dy kandidatë? – ishte pyetja tjetër që iu bë mbrëmë në emisionin “Dekalog” në RTSH. - Është e përçarë dhe ka mjaft probleme PD-ja e Shkodrës, pra si do të arrini të bashkoni votat që të shkojnë për Bardh Spahinë?”

Në këtë rast, Spahia vuri përballë vetes jo Xhemal Bushatin, për të zgjedhurin me vota dhe të emëruarin nga Basha.

“Që gjatë deklaratave të para pas marrjes së votëbesimit nga ana e anëtarësisë së PD-së, - tha Spahia, - gjatë atij procesi të jashtëzakonshëm tejet transparent të zhvilluar në Pallatin e Sportit të Shkodrës, që ishin primaret për zgjedhjen e kandidaturës, sigurisht që e thashë faktin që asgjë më shumë se vota e lirë nuk mund të bashkojë demokratët apo çdo anëtar të një force politike. Në të këtë kontekst mendoj se fakti i kalimit të një votëbesimi më ndihmon shumë në mënyrën e përqasjes dhe në atë që mund t’i afroj në radhë të parë anëtarësisë së PD-së e për të afruar në një hap të dytë, çdo qytetar të ndershëm të bashkisë së Shkodrës.

 

Ka një aspekt tejet të rëndësishëm që nuk duhet ta harrojmë: PD-ja e degës së Shkodrës është ndër degët më kompakte në qëndrimin e vet edhe pas asaj krize le të themi të shkaktuar nga vendim-marrja e zotit Basha në nivelin qëndror. Mjafton të përmendim faktin që në fillimin e shfaqjes së krizës, shumica absolute e delegatëve të PD-së ishin të pozicionuar qartazi në idenë e tyre për të thirrur një kongres dhe për të çuar drejt votëbesimit si Kryetarin e partisë ashtu dhe strukturat drejtuese të saj gjë e cila u rikonfirmua në procesin tjetër tejet demokratik të referendumit të shkarkimit të kryetarit Basha e për të vazhduar me procesin e fundit të primareve që me një akt të jashtëzakonshëm të shfaqjes së demokracisë brenda një strukture demokratike treguan dhe njëherë se asgjë nuk ka më të rëndësishme se vota e lirë dhe shfaqja e vullnetit nëpërmjet saj të qytetarëve...

I thashë të gjitha këto për të theksuar faktin se asgjë më shumë se votëbesimi apo marrja e votëbesimit nga ana e anëtarësisë nuk mund të ndikojë dhe nuk mund garantojë bashkimin e një strukture.

Edhe pse e përsëris faktin se dega e PD-së në Shkodër është shumë kompakte, ajo ka zgjedhur të përcaktojë nëpëmjet votës së saj kandidatin për këto zgjedhje - ndërkohë që nga ana tjetër ajo që çfarë mund të quhet “rryma” apo një pjesë e vogël e shkëputur nga PD-ja, ka zgjedhur të mbështesë një kandidat që është emëruar nga ish-kryetari Basha, rekomanduar si i tillë,” theksoi Bardh Spahia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...