Kryemadhi mbi projektin për gjeneratën e re: Rinia është e ardhmja!

Saturday, 12 February 2022 08:30

 

Pak ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi prezantoi projektin në mbështetje të gjeneratës së re.

Kryemadhi, pak orë më parë, në një postim në rrjete sociale, i shprehu mirënjohjen Institutit Ndërkombëtar Republikan, për mbështetjen që po i ofron këtij projekti.

 

 

“Rinia është e ardhmja dhe unë kam besim se sa me e fortë dhe e bashkuar të jetë rinia Shqiptare, aq më të fortë do të jemi si shtet, në zgjidhjen e të papriturave që kemi përpara”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

 

 

'Mirënjohëse Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për mbështetjen e gjeneratës së re, në projektin e dedikuar për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e tyre në hartimin e politikave, duke i ofruar modelet më të mira të demokracisë amerikane.

 

Të jem mes të rinjve është motivi dhe energjia ime e përditshme.

Shqipëria është me fat që ka këtë rini kaq të talentuar, ndaj mos rreshtni së treguar vlerat tuaja, të sfidoni partitë politike dhe asnjëherë të mos pranoni të përdoreni nga politika.

Rinia është e ardhmja dhe unë kam besim se sa me e fortë dhe e bashkuar të jetë rinia Shqiptare, aq më të fortë do të jemi si shtet, në zgjidhjen e të papriturave që kemi përpara.

Urime të gjithë të rinjve që janë pjesë e këtij trajnimi dhe thirrja ime shkon për çdo të ri shqiptar; vijoni angazhimin tuaj, me pasionin dhe ëndrrat tuaja, e të ndërtoni një alternativë dhe klasë të re politike, që më së shumti ka nevojë aspirata evropiane e shoqërisë shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...