Hekuran Xhani për Rrogozhinën: Më shumë se kurrë, sot kemi lidershipin që sjell entuziazmin në fitore!

Saturday, 12 February 2022 11:07

 

Hekuran Xhani, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, është prezantuar sot nga lideri historik i PD-së, z. Sali Berisha në Rrogozhinë. Në fjalën e tij para zgjedhësve, Xhani i votuar prej tyre nga “primaret”, deklaroi se “koalicioni ynë është kompakt dhe më shumë se kurrë ne kemi lidershipin që sjell entuziazmin në fitore, që prej vitesh na mungonte, kemi strukturat më të mobilizuara se kurrë, kemi njerëzit që duan ndryshimin”.

“Paaftësia, servilizmi i kryetarëve të emëruar nga z. Rama, abuzimi me fondet i ka kthyer bashkitë e sotme në funksion të përjetësimit të pushtetit të Ramës, - tha kandidati për kryetar bashkie.- Në e dimë mirë ç’do të thotë të jesh kryetar i një familjeje të madhe me shumë halle, shtuar edhe dy fatkeqësi të mëdha natyre, tërmetin dhe pandeminë, në të cilat shumë qytetarë të Rrogozhinës humbën banesat dhe familjarë, fatkeqësi që u shfrytëzuan nga pushtetarët për interesta e tyre politike.
Qytetarë të Rrogozhinës!

E dimë shumë mirë si u shpërndanë fondet për tërmetin dhe masat që përdori qeveria në pandemi, duke mos i rimbursuar njerëzit e pamundur, por duke i mbyllur në shtëpi duke thënë se ne “kujdesi për ta”.
Bashkia e Rrogozhinës ka njëmijëenjë halle duke filluar nga infrastruktura, ndriçimi, uji i pijshëm, infrastruktura rrugore.

Duke qenë përfaqësuesit e vërtetë të PD-së dhe në koalicionin e gjerë “Shtëpia e Lirisë”, ne përfaqësojmë opozitarizmin e vërtetë që po kthen shpresat dhe do të sjellë ndryshimin, fitoren që do t’i paraprijë fitoreve të tjera të rrëzimit monist të instaluar në të gjithë Shqipërinë.

Unë jam një prej jush dhe i tillë do të mbetem! Kam marrë mbështetjen tuaj dhe kam mbështetjen.

Së bashku do t’i takojmë të gjithë, do të shpalosim ide po dhe do ta konsultojmë programin e qeverisë që kemi përgatitur.

Koalicioni ynë është kompakt dhe më shumë se kurrë ne kemi lidershipin që sjell entuziazmin në fitore, që prej vitesh na mungonte, kemi strukturat më të mobilizuara se kurrë, kemi njerëzit që duan ndryshimin.

Duke ju falenderuar për mbështetjen ju ftoj për një fushatë intensive të qytetëruar me besimin në fitore. Përpara për fitore!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...