Rrogozhinë/ Berisha: Ferdinand Saraçi është kopja e Lulzim Bravës

Saturday, 12 February 2022 11:30

 

Nga Rrogozhina, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha akuzoi qeverinë se po zhyt vendin në varfëri.

“Ministra që porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kryeministri shpenzon 15 mijë euro në orë me avion në dispozicion. Ministrja tjetër fluturon 15 herë nga Tirana në Dibër me helikopter për takime elektorale. Njerëz të pashpirt që nuk duan t’ia dinë as për ju, as për fëmijët tuaj. Përveç kësaj, Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur. Çfarë është Ballkani i Hapur për fermerët e Rrogozhinës? Falimentim dhe falimentim. Sepse ju nuk mund të mateni me fermerët e një vendi tjetër që marrin subvencion për çdo dhi dhe kec që rrisin, për çdo bimë që mbjellin. Sigurisht atyre u del kostoja shumë më e ulët sepse shteti i subvencionon,” tha Berisha. një mesazh për kandidatin e Bashës, Ferdinand Saraçi.

“Ferdinandit të Lul Bravës do i them dy fjalë: Ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës, por me aktin tënd tregove se kurrë nuk e ke merituar votën e tyre. Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, po të kishe ambicie për kryetar bashkie, i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, pranoje votën e lirë.

 

Po a ka liri pa votë të lirë? Vota për Edi Ramën do të thotë sistem patronazhistësh, përdorim fondesh publike për të blerë votën, angazhim i bandave të krimit dhe drogës për të blerë vota. Po cila është vota e lirë për Lulzim Bravën? Tani më duhet të them edhe për shtojcën e tij, Ferdinand Saraçin. Vota e tyre është 1958 vota janë 5004 vota, turpi dhe faqja e zezë në historinë e lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyerje e rëndë për çdo demokrat të Shqipërisë dhe për mijëra mbështetës që votuan dhe votojnë për PD-në? Po a nuk është kjo një fyerje e rëndë për çdo shqiptar që i beson votës së lirë. Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim Bravës.

Dëgjoni këtu se çfarë ndodh! Lulzim Brava, duke e ditur se është i nxirë dhe i diskredituar para çdo shqiptari, nuk shkon të paraqesë kandidatët e tij, vetëm që qytetarët të mos kujtojnë se janë kandidatë të Lulzim Bravës, por janë të logos që ka rrëmbyer me policët e Edi Ramës.

Ndaj i bëj thirrje mençurisë tuaj, mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin, pasi tund logon e marrë me dhunë. Logo e fitores është ajo e Shtëpisë së Lirisë.

Ndaj ftoj qytetarët që të bashkohemi në liri, të bashkohemi në votën e lirë. Ne atë premtuam. Lulzim Brava u mashtroi 8 vite se do bënte primare që nuk i bëri kurrë. 3 muaj i premtuam dhe i vumë në jetë dhe Hekuran Xhani është kandidat i primareve dhe i fitores,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...