'Mos u bëj shoku Xhemal'/ Berisha thirrje kandidatit të Bashës në Shkodër: Lëre këtë fushatë, bëj ca ditë pushim

Saturday, 12 February 2022 16:18

 

Nga Shkodra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia, lideri historik i PD, Sali Berisha iu drejtua kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushatit që ta ndërpresë fushatën.

Berisha tha se Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij.

Duke ngritur në këmbë të pranishmit, Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si "shoku Xhemal" por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

 

"Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë. Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën. I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja", u shpreh Berisha.

Modifikuar më Diel, 13 February 2022 09:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...