Meta: Nuk më duan president ata që duan shitjen e Kosovës

Diel, 13 February 2022 11:33

 

Me anë të dy postimeve të shkurtra në Facebook, presidenti Meta është rikthyer të komentoi sërish procesin për shkarkimin ose jo të tij në Gjykatës Kushtetuese, aty ku po pritet vendimi.

Meta shkruan se atë nuk e duan president, siç i quan ai, ‘dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro Ballkanit të Hapur’.

Ndërkohë, në postimin tjetër, presidenti shkruan se, ‘nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!’

Pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të dhënë vendimin për shkarkim ose jo të Metës, ky i fundit tha se ka firmosur kallëzimin e paralajmëruar penal, kundër Kuvendit të Shqipërisë, ‘për veprat penale të kryera në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve’

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, tha se kallëzimi është depozituar në SPAK për shkak se në të janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë. Por do të jenë prokurorët, tha ai, që do të caktojnë se kujt i përket si kompetencë ky kallëzim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...